Aktualitet

I droguar në timon përfshihet në aksident, arrestohet shoferi i mjetit në Tiranë (VIDEO)

Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se shoferi ishte nën efektin e drogës. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

28 Maj 2024, 09:27 Nga B.Z
I droguar në timon përfshihet në aksident, arrestohet shoferi i
Pamje nga aksidenti

TIRANË - Një person me iniciale R.M është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë, shoferi fillimisht ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga karrexhata dhe ka përfunduar në një banesë private. Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se shoferi ishte nën efektin e drogës. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

arrestim tirane policia

Sondazh

Poll