Aktualitet

Biznesmeni Vasil Bedinaj hap rrjetin e hoteleve për të prekurit nga tërmeti: Lutemi për Shqipërinë

29 Nëntor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Biznesmeni Vasil Bedinaj hap rrjetin e hoteleve për të prekurit nga

VLORË– Biznesmeni Vasil Bedinaj ka vënë në dispozicion rrjetin e tij të hoteleve për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për strehim.

Në një status në rrjetet sociale, Bedinaj shkruan se Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave, në mënyrë që hapësirat e bizneseve të tij të strehojnë familjet që kanë nevojë.

Më tej, biznesmeni u bën thirrje edhe qytetarëve të tjerë të solidarizohen me këtë situatë pasi është momenti që të lutemi për Shqipërinë.

Miq, në këto orë të vështira për Shqipërinë duam t’ju gjendemi pranë bashkëqytetarëve të prekur. Regina Group nga ky moment vë në dispozicion rrjetin e hoteleve të saj, për akomodim të familjeve të prekura. Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave. Vlora fatmirësisht është një vend i sigurt për akomodim në këtë moment. Ftoj bizneset e qytetit të solidarizohen, vendi po kalon momente të vështira. Lutemi për Shqipërinë e solidarizohemi me dhimbjen e vëllezërve e motrave që luftuan për jetën, ata që ende luftojnë apo ata që humbën përballjen me natyrën. KURAJO”- shkruhet në reagim.

50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat e nxjerra janë përcjellë për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 vasil bedinaj tragjedia e 26 nentorit 2019 vasil bedinaj

Sondazh

Poll