27 Maj 2024, 16:41
Nga B.Z
Dëmet e shkaktuara nga tornado
SHBA - Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive që kanë goditur katër shtete në SHBA në fundjavë, duke shkatërruar shtëpi dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa rrymë.
Shtatë njerëz vdiqën në veri të Teksasit, tetë në Arkansas, tre në Kentuki dhe dy në Oklahoma. Qindra të tjerë u lënduan dhe gati 500.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në disa shtete të dielën.
Stuhitë shkaktuan dëme të mëdha nga veriu i Dallasit deri në veriperëndim të Arkansasit. Të hënën, meteorologët thanë se tani me rrezik të madh do të përballet lindja, një pjesë e madhe e vendit nga Alabama deri në Nju Jork Siti. Guvernatori i Kentukit, Andy Beshear, shpalli gjendje emergjente të hënën në mëngjes përmes një postimi në rrjetin social X. Në Teksas, rreth 100 njerëz u lënduan dhe më shumë se 200 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan, tha guvernatori Greg Abbott.
“Shpresat dhe ëndrrat e familjeve dhe bizneseve të vogla të Teksasit janë shkatërruar nga stuhitë e njëpasnjëshme”, tha Abbott, shteti i të cilit është përballur me mot të lig, përfshirë stuhi të cilat vranë tetë njerëz në Hjuston në fillim të këtij muaji. Pjesa qendrore e SHBA-së është përballur me mot vdekjeprurës këtë muaj. Tornadot në Ajova vranë pesë njerëz dhe lënduan dhjetëra të tjerë javën e kaluar. Në prill u shënua numri i dytë më i madh i tornadove në vend.
Meteorologët dhe autoritetet i paralajmëruan qytetarët të kërkonin strehim urgjent, pasi stuhia po marshonte drejt këtyre shteteve të shtunën dhe të dielën. Stuhi të fuqishme parashikohet të ketë në Illinojs, Misuri, Kentuki dhe Tenesi. Meteorologët thanë se Karolina e Veriut dhe Virxhinia përballen me mot të lig nga 27 maji./REL
tornado shba
Bota
27 Maj 2024, 16:22
B.Z
Kyriakos Mitsotakis
GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë në podkastin britanik &ldqu...
Bota
27 Maj 2024, 16:24
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i katër partive politike shqiptare, VLEN, thonë se kanë përfunduar bise...
Bota
27 Maj 2024, 16:21
E. D
Jens Stoltenberg
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrain&...
Bota
27 Maj 2024, 16:06
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i Hitlerit, Millo...
Bota
27 Maj 2024, 16:03
N.F
Biden dhe Trump
SHBA- Fushata zgjedhore presidenciale është ndalur përkohësisht ndërsa kandidatët kryesorë për pres...
Bota
27 Maj 2024, 15:56
N.F
Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me avancimin e statusit t&eu...
Bota
27 Maj 2024, 15:46
E. D
foto ilustruese
BELGJIKË- Ministrja belge e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Caroline Gennez tha se Autoriteti Palestinez meriton mbështetje p&e...
Bota
27 Maj 2024, 15:45
N.F
Rreshteri
RUSI- Rreshteri i ushtrisë amerikane, Gordon Black - i cili u arrestua në qytetin Vladivostok në fillim të majit nën dys...
Bota
27 Maj 2024, 15:29
N.F
Vuçiç
KOSOVË- Këshilltarja shkencore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë, Ivana Stradner është shpr...
Bota
27 Maj 2024, 15:30
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se NATO është e përfshirë drejtpërdrejt në konfli...