Bota

Lufta në Ukrainë/ Kremlini: NATO po përfshihet drejtpërdrejt në konflikt

Gjithashtu Stoltenberg deklaroi se duhjet të rishikohet kufizimi i përdorimit të armëve perëndimore brenda territorit rus.

27 Maj 2024, 15:30 Nga E. D
Lufta në Ukrainë/ Kremlini: NATO po përfshihet drejtpërdrejt
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se NATO është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë dhe po rrit nivelin e përshkallëzimit. Peskov i bëri komentet pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg për përdorimin e raketave nga Kievi të furnizuara nga vendet e aleancës për të goditur territorin rus.

Gjithashtu Stoltenberg deklaroi se duhjet të rishikohet kufizimi i përdorimit të armëve perëndimore brenda territorit rus.

“Duart e Ukrainës janë të lidhura për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj saj në lidhje me përdorimin e armëve perëndimore në tokën ruse. Unë mendoj se ka ardhur koha për të rishikuar disa nga këto kufizime,” tha Stoltenberg. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll