Bota

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Petkoviç: Serbia e fortë me Vuçiç, gjemb në sytë e fuqive perëndimore

Në reagimin e tij Petkoviç u shpreh se pranimi i Kosovës si anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e ekspozoi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimi.

27 Maj 2024, 15:56 Nga N.F
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare
Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me avancimin e statusit të Kosovës në AP të NATO-s. Në reagimin e tij Petkoviç u shpreh se pranimi i Kosovës si anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e ekspozoi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimi.

Ai e akuzon Perëndimin se edhe një herë e shpërbleu fëmijën e vet.

“Cilat janë sanksionet perëndimore ndaj Prishtinës, gjatë së cilës e ashtuquajtura Kosovë merr liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe avancon drejt disa organizatave ndërkombëtare?”, tha Petkoviç.


Aimë tej shkroi se duke thënë se kohët e fundit Perëndimi po ushtron presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë me Aleksandar Vuçiçin në krye është gjemb në sytë e shumë fuqive perëndimore”.

kosova nato petkovic

Sondazh

Poll