Bota

Belgjika do miratojë 5.4 milionë dollarë për përmirësimin e sistemit arsimor palestinez

Gennez përmes një postimi në "X" tha Belgjika do të shpenzonte 5.4 milionë dollarë për përmirësimin e sistemit arsimor palestinez, duke shtuar se pushtimi izraelit e bën aksesin në arsim të vështirë dhe pothuajse të pamundur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

27 Maj 2024, 15:46 Nga E. D
Belgjika do miratojë 5.4 milionë dollarë për
foto ilustruese

BELGJIKË- Ministrja belge e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Caroline Gennez tha se Autoriteti Palestinez meriton mbështetje për zhvillimin e një shteti palestinez të lirë, demokratik dhe efektiv.

Gennez përmes një postimi në "X" tha Belgjika do të shpenzonte 5.4 milionë dollarë për përmirësimin e sistemit arsimor palestinez, duke shtuar se pushtimi izraelit e bën aksesin në arsim të vështirë dhe pothuajse të pamundur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

 “Rindërtimi i infrastrukturës shkollore të Gazës pas një armëpushimi është një prioritet. Kjo nuk shërben për asnjë qëllim. Hakmarrja nuk është mbrojtje. Ndaloni dhunën”, tha ajo.

caroline gennez belgjike

Sondazh

Poll