Bota

Erdogan: Netanyahu do të mbahet mend si Hitleri dhe Millosheviç

Gjithashtu Presidenti turk tha se Netanyahu nuk do të mund të shmangë të kujtohet me mallkime, si Hitleri, Milloshevië, Karaxhiçi dhe faraonët e tjerë të historisë, të cilët ai i imiton. 

27 Maj 2024, 16:06 Nga E. D
Erdogan: Netanyahu do të mbahet mend si Hitleri dhe Millosheviç
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i Hitlerit, Millosheviçit, Karaxhiçit duke theksuar se bombardimi i fundit i një kampi refugjatësh në Rafah ndodhi në vazhdën e thirrjes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të ndaluar sulmet.

“Kriminelët gjenocidalë, të cilët kanë vrarë më shumë se 36,000 nga vëllezërit tanë palestinezë deri më sot, lëshuan raketa dhe bomba mbi civilët në një kamp refugjatësh në Rafah, të cilin e shpallën dje zonë të sigurt. Kjo masakër, e cila ndodhi pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë bëri thirrje për t'i dhënë fund sulmeve, ka zbuluar edhe një herë fytyrën e përgjakshme dhe të turpshme të shtetit terrorist.

Ndërsa Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës nuk mund të përkulin rezistencën heroike të popullit palestinez, ai po shtrydhet brenda vendit të tij dhe po përpiqet të zgjasë jetën e tij politike duke derdhur më shumë gjak”, tha Erdoganduke folur në një ngjarje për shënimin e 64-vjetorit të grushtit të shtetit ushtarak të vitit 1960 që rrëzoi kryeministrin e atëhershëm Adnan Menderes. 

Gjithashtu Presidenti turk tha se Netanyahu nuk do të mund të shmangë të kujtohet me mallkime, si Hitleri, Milloshevië, Karaxhiçi dhe faraonët e tjerë të historisë, të cilët ai i imiton.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll