Bota

Greqia pengesë për rrugën drejt BE-së? Mitsotakis: Ne mbështesim integrimin, por për t'u afruar me Evropën duhet të respektohet legjislacioni evropian

I pyetur nëse Greqia do të bëhet pengesë për rrugën drejt BE, për RMV dhe Shqipërinë, Mitsotakis tha se kjo është e pavërtetë se e mbështesin plotësisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

27 Maj 2024, 16:22 Nga B.Z
Greqia pengesë për rrugën drejt BE-së? Mitsotakis: Ne
Kyriakos Mitsotakis

GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë në podkastin britanik “The Rest is Politics”, është ndaluar edhe tek situata në Ballkanin Perëndimor dhe procesin drejt integrimit europian. I pyetur nëse Greqia do të bëhet pengesë për rrugën drejt BE, për RMV dhe Shqipërinë, Mitsotakis tha se kjo është e pavërtetë se e mbështesin plotësisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Pyetje: Më lejoni t’ju pyes për Evropën dhe çështjen e vendeve që duan të anëtarësohen dhe ata ndoshta ju shohin si një pengesë. Dua të them, më erdhi shumë keq për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët duhej të ndryshonin emrin, të kalonin nëpër të gjitha llojet e pengesave dhe ende nuk shohin përparim. Edhe në Shqipëri dhe mendoj se ndonjëherë ata mendojnë se jeni shumë pro-evropian, por deri në njëfarë mase. Pra, cili është vizioni juaj për një Evropë më të gjerë?

Mitsotakis: Nuk do të pajtohem me ju për këtë, sepse ne jemi avokatë dhe mbështetës të mëdhenj të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, është në interesin tonë më të mirë. Kjo është lagjja jonë e afërt, nga e cila jemi vendi i parë që hymë në Bashkimin Evropian, relativisht i pasur në krahasim me Ballkanin Perëndimor. Anëtar i NATO-s, Eurozonës, Zonës Shengen. Prandaj ne duam dhe jemi pro.Ne u përpoqëm të bashkëpunonim me Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë në udhëtimin e saj evropian. Por, për t’u afruar me Evropën, duhet të respektohet legjislacioni evropian dhe të bëhet përparim në çështjet që lidhen me sundimin e ligjit.

kyriakos mitsotakis be shqiperi

Sondazh

Poll