Bota

"NATO është fati i Kosovës", Asambleja Parlamentare e Aleancës miratoi avancimin e statusit, Osmani: Do të vijojmë përpjekjet për anëtarësim

Ajo shton se do të vazhdojnë përpjekjet së bashku me aleatët për të çuar përpara dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

27 Maj 2024, 12:14 Nga M.B
"NATO është fati i Kosovës", Asambleja Parlamentare e
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Me anë të një postimi në platformën "X", Osmani ka shkruar se NATO është fati i Kosovës. Ajo shton se do të vazhdojnë përpjekjet së bashku me aleatët për të çuar përpara dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

“Mirënjohës për të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar.

NATO është fati i Kosovës dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani.

nato kosova

Sondazh

Poll