27 Maj 2024, 13:56
Nga S.B
xhamia e Kinës
KINË- Xhamia e fundit e madhe në Kinë e cila ruajti tiparet e stilit arab ka humbur kupolat e saj ndërsa minaret janë modifikuar, duke shënuar fundin e një fushate qeveritare për të transformuar vendet e adhurimit mysliman. Siç raporton Guardian, Xhamia e Madhe e Shadianit, një nga më të mëdhatë në Kinë, dominon qytetin e vogël nga e ka marrë emrin në provincën jugperëndimore të Yunnan.
Deri vitin e kaluar, kompleksi prej 21,000 m2 paraqiste një ndërtesë të madhe me një kube me pllaka jeshile të stolisur me një gjysmëhënë, të rrethuar nga katër kupola më të vogla dhe minare të larta. Imazhet e marra në vitin 2022 tregojnë hyrjen e zbukuruar me një gjysmëhënë të madhe dhe yll të bërë nga pllaka të zeza.
Xhamia e Madhe e Shadianit
Në të njëjtën kohë, fotot, imazhet satelitore dhe dëshmitë e të njëjtit vit tregojnë se kupola u hoq dhe u zëvendësua me një çati faltoreje të stilit kinez Han dhe minaret u shndërruan në kulla. Githashtu xhamisë tjetër historike në provincën Yunnan, Najiaying iu hoqën tiparet e saj islame në një rikonstruksion të fundit.
Xhamia e Madhe e Shadianit
Qëllimi pas ktyre modifikimeve mësohet të jetë forcimi i kulturës kineze. Një dokument i zbuluar i qeverisë kineze tregon se autoritetet lokale janë urdhëruar të "përmbahen në parimin e prishjes së më shumë xhamive dhe ndërtimit të më pak prej tyre". Shkurtin e kaluar, Pekini prezantoi rregulla më të rrepta në lidhje me adhurimin fetar.
Xhamia e Madhe e Shadianit
Disa autoritete lokale tashmë i ndalojnë të miturit të shkojnë në xhami, dhe në Najiaying atyre nën 18 vjeç u ndalohet të agjërojnë.
kine xhami modifikim
kina tzami2
model of the renovated mosque
grand mosque of shadian
Bota
27 Maj 2024, 12:45
M.B
Ejup Maqedonci
KOSOVA- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të N...
Bota
27 Maj 2024, 12:43
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën se rreth një milionë e...
Bota
27 Maj 2024, 12:29
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputet&...
Bota
27 Maj 2024, 12:14
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s,...
Bota
27 Maj 2024, 11:11
M.B
Asambleja Parlamentare e NATO-s.
SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusi...
Bota
27 Maj 2024, 10:44
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Rreth 1.6 milion banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të...
Bota
27 Maj 2024, 10:31
B.Z
Foto ilustruese
SERBI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Serbi. Dy persona kanë dhunuar për vdekje...
Bota
27 Maj 2024, 10:14
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL-Nëse sondazhet dalin të sakta, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë rritje të mb&eu...
Bota
27 Maj 2024, 10:04
B.Z
Pamje nga sulmi
IZRAEL - Gjatë një sulmi izraelit nga ajri, sipas të dhënave të organizartës palestineze, Gjysmëhën...
Bota
27 Maj 2024, 09:52
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Është rritur numri i izraelitëve me prejardhje gjermane që janë duke aplikuar për natyralizim, ka ...