27 Maj 2024, 12:43
Nga B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën se rreth një milionë e 600 mijë banorë kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili u përmbyll javën që shkoi. Në këtë numër nuk përfshihet diaspora. “Të dhënat e fundit sa i takon diasporës janë rreth 600 mijë dhe pritjet janë që të rritet edhe më shumë ky numër sepse afati për ta është zgjatur deri me 31 gusht”, tha Avni Kastrati nga ky institucion.
Sipas këtyre të dhënave numri i popullsisë në Kosovë ka rënë rreth tetë për qind, duke qenë se në procesin e fundit të regjistrimit që është zhvilluar para 13 vjetësh, kishin marrë pjesë një milionë e 740 mijë banorë. Zoti Kastrati tha se procesi i regjistrimit të popullsisë ishte sfidues në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi - Lista Serbe, që në nisje të këtij procesi i ka bërë thirrje këtij komuniteti që ta bojkotojë regjistrimin e popullsisë. Në disa zona komuniteti serb nga aspekti politik u ka bërë një lloj trysnie regjistruesve dhe ne prapë kemi rimarrë regjistrues në shumë zona serbe deri në tri herë kemi trajnuar dhe lëshuar në terren regjistrues.
Tek javën e fundit komuniteti serb duke parë që është e nevojshme të regjistrohen është angazhuar”, tha zoti Kastrati. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.
Këtu nuk përfshihen informacionet mbi përkatësinë etnike dhe fetare, të cilat nuk ishin të detyrueshme. Zoti Kastrati tha se tani fillon periudha e përpunimit, analizimit dhe shpërndarjes së të dhënave ndërsa të dhënat përfundimtare pritet të publikohen në pjesën e parë të muajit korrik. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë do të ndodhë në vitin 2031./VOA
kosove popullsi
Bota
27 Maj 2024, 12:29
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputet&...
Bota
27 Maj 2024, 12:14
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s,...
Bota
27 Maj 2024, 11:11
M.B
Asambleja Parlamentare e NATO-s.
SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusi...
Bota
27 Maj 2024, 10:44
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Rreth 1.6 milion banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të...
Bota
27 Maj 2024, 10:31
B.Z
Foto ilustruese
SERBI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Serbi. Dy persona kanë dhunuar për vdekje...
Bota
27 Maj 2024, 10:14
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL-Nëse sondazhet dalin të sakta, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë rritje të mb&eu...
Bota
27 Maj 2024, 10:04
B.Z
Pamje nga sulmi
IZRAEL - Gjatë një sulmi izraelit nga ajri, sipas të dhënave të organizartës palestineze, Gjysmëhën...
Bota
27 Maj 2024, 09:52
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Është rritur numri i izraelitëve me prejardhje gjermane që janë duke aplikuar për natyralizim, ka ...
Bota
27 Maj 2024, 09:41
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e st...
Bota
27 Maj 2024, 09:15
M.B
Republikani Michael McCaul.
SHBA- Zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul, ka thënë të hënën se porositë e Tajvanit jan...