Bota

Nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar, çfarë ndryshon për Kosovën nga miratimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?

 Asambleja Parlamentare është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes Aleancës dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

27 Maj 2024, 12:29 Nga M.B
Nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar,
Foto ilustruese

KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s, përfshirë edhe mysafirë dhe delegacione të tjera që mund të kenë ndonjë status tjetër. Asambleja Parlamentare është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes Aleancës dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Institucioni përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare. Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. Aktualisht, anëtare të asocuara janë 9, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është që krah NATO-s të jetë zëri i saj në shtrirjen, në promovimin në ngritjen e vlerave të NATO-s nëpër parlamentet respektive të vendeve anëtare dhe vendeve partnere. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy vende dhe tani me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës. 

kosova nato

Sondazh

Poll