27 Maj 2024, 14:45
Nga M.B
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky (djathtas), dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. (Fotografi nga arkivi)
SPANJA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të hënën për një vizitë në Madrid, ku pritet ta nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe për sigurinë me Spanjën. Ai u mirëprit në aeroport nga Mbreti Felipe VI i Spanjës, sipas një videoje të postuar në faqen e presidentit ukrainas në Facebook. Zelensky do të mbajë takim me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, para nënshkrimit të marrëveshjes për sigurinë, raportojnë mediat spanjolle.
Gazeta spanjolle El Pais raportoi se Madridi synon t’i dërgoj Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot dhe tanke Leopard, përmes një pakoje armësh në vlerë 1.4 miliard dollarë. Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë ndihmë për ta forcuar mbrojtjen ajrore muajt e fundit. Ukraina është duke u përballur me sulme të pareshtura ruse në rajonin e saj lindor, Harkiv, ku forcat ruse e kanë nisur një ofensivë të re.
Së paku 14 njerëz u vranë nga bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv në fundjavë. Dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë. Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi një ofensivë tokësore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë më 21 maj. Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
27 Maj 2024, 14:36
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare t&eum...
Bota
27 Maj 2024, 14:31
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Një komitet parlamentar në Gjeorgji e ka hedhur poshtë veton e presidentes pro-perëndimore të shtetit, ...
Bota
27 Maj 2024, 14:16
M.B
Pjesëtarë të ekipeve mediale në Kosovë duke mbuluar një ngjarje në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
KOSOVA- Misioni...
Bota
27 Maj 2024, 13:56
S.B
xhamia e Kinës
KINË- Xhamia e fundit e madhe në Kinë e cila ruajti tiparet e stilit arab ka humbur kupolat e saj ndë...
Bota
27 Maj 2024, 12:45
M.B
Ejup Maqedonci
KOSOVA- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të N...
Bota
27 Maj 2024, 12:43
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën se rreth një milionë e...
Bota
27 Maj 2024, 12:29
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputet&...
Bota
27 Maj 2024, 12:14
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s,...
Bota
27 Maj 2024, 11:11
M.B
Asambleja Parlamentare e NATO-s.
SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusi...
Bota
27 Maj 2024, 10:44
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Rreth 1.6 milion banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të...