Sport

Panathinaikos fiton Kupën e Greqisë dhe kualifikohet në Europa League...

Panathinaikos mundi 1-0 në finale Aris të Selanikut, me gol të shënuar në minutën e 97-të… Nuk munguan as kartonët e kuq

26 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

Panathinaikos fiton Kupën e Greqisë dhe kualifikohet në Europa

GREQI - Panathinaikos feston në sekondën e fundit dhe fiton Kupën e Greqisë. Ndaj Aris nga Selaniku, djemtë e Kontisit arritën të gjenin sukses në minutën e 97-të në finale, falë golit të Vagiannidis.

Me këtë sukses, Panathinaikos, që vetëm para pak ditësh drejtohej nga trajneri i njohur turk Fatih Terim, kualifikohet zyrtarisht në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Një ndeshje e pabesueshme, herë pas here e keqe, aq sa në fund pati tre kartonë të kuq, të dhëna nga gjyqtarja franceze Stéphanie Frappart. Dhe nuk mungojnë polemika.

Në Greqi, në fakt, disa tifozë të Aris-it u ankuan për pozicion jashtë loje në golin e shënuar. Ndeshja përfundoi 1-0, dhe Kupa e Greqisë shkon për Panathinaikos, i cili njëherësh do të marrë pjesë në Europa League.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Panathinaikos FC (@fcpanathinaikos)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll