Sport

Manaj nga blerje e re shndërrohet në kapitenin e skuadrës!

Për sa i përket Sivasporit, skuadra e sulmuesit lushnjar, arriti të grumbullonte 54 pikë në 38 javë, duke u renditur në vendin e gjashtë.

25 Maj 2024, 21:44 Nga DOSJA
Manaj nga blerje e re shndërrohet në kapitenin e skuadrës!

TURQI - Rei Manaj mbajti shiritin e kapitenit mbrëmjen e sotme në derbin ndaj Kajserispor, ku skuadra e Sivasporit triumfoi me rezultatin 2-1.

Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e fundit të kampionatit, teksa me shumë gjasa do të jetë edhe ndeshja e fundit e Manajt me Sivasporin.

Shqiptari arriti të shndërrohej në një idhull të tifozerisë bardhekuqe, ku në 33 ndeshje të kampionatit realizoi 18 gola si dhe asistoi 3 herë. Ofertat në merkato do të jenë të shumta për sulmuesin 27-vjeçar, i cili pritet të bëjë një kapërcim të rëndësishëm në karrierën e tij. 

Për sa i përket Sivasporit, skuadra e sulmuesit lushnjar, arriti të grumbullonte 54 pikë në 38 javë, duke u renditur në vendin e gjashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll