Sport

Fjalë zemre të Piolit në ditën e lamtumirës: “Milani i dha zjarr zemrës time, nuk do ju harroj kurrë”!

"Ne humbëm dhe vuajtëm së bashku. Fituam dhe u gëzuam së bashku. E ardhmja? Lajmet pas dhjetë ditësh. Unë jam duke studiuar anglisht..."

26 Maj 2024, 00:37 Nga DOSJA
Fjalë zemre të Piolit në ditën e lamtumirës:

ITALI - Pas barazimit me Salernitanën, Stefano Pioli ka përshëndetur kuqezinjtë pasi ka drejtuar Milanin për herë të fundit. “Është mbrëmja e falënderimeve dhe kështu do të filloj duke falënderuar njerëzit që më donin këtu, më mbështetën dhe më dhanë mundësinë të stërvitja një klub fantastik – tha trajneri me sy të përlotur mes duartrokitjeve të San Siro. Faleminderit për pronarët, për të gjithë punonjësit e Casa Milan dhe Milanello, për stafin tim që kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe për lojtarët e mi që janë të veçantë."

Pastaj një aluzion për të ardhmen: "Dua të bëj diçka të veçantë si ajo që ndodhi këtu, mund të ketë lajme për 10-15 ditë. Unë jam duke studiuar anglisht...".

“Pastaj, falë të gjithë tifozëve, ne arritëm të jepnim kaq shumë në fushë dhe prej jush arritëm të stimuloheshim edhe më tepër pasi na dhatë një energji të pabesueshme," - shtoi trajneri kuqezi ndërsa i gjithë San Siro këndonte 'Pioli është në zjarr'. “Ne humbëm dhe vuajtëm së bashku, ne fituam dhe u gëzuam së bashku.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll