Sport

Trajneri i United pas fitimit të Kupës: “Po s’më deshën…iki dhe fitoj trofe diku tjetër!”

Stoli i trajnerit Erik ten Hag është duke u lëkundur, me shumë raportime nga Anglia se ai do të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

26 Maj 2024, 00:22 Nga DOSJA
Trajneri i United pas fitimit të Kupës: “Po s’më

ANGLI - Manchester United e fitoi sonte FA Cup, duke mposhtur në finale Manchester Cityn me rezultatin 2-1.

Stoli i trajnerit Erik ten Hag është duke u lëkundur, me shumë raportime nga Anglia se ai do të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

E për të gjithë këtë, trajneri holandez ka një përgjigje. “Dy trofe në dy sezone dhe tri finale. Jo keq! Nëse nuk më duan më, do të shkoj diku tjetër të fitoj trofe. Kjo është ajo çfarë bëj”, tha Ten Hag.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll