Sport

VIDEO/ Real Madrid-Betis ndeshja e fundit për Kroos në Spanjë! Homazh emocionues, ‘Bernabeu’ i gjithi thërriste: ‘Toni, Toni’...

Kroos doli i fundit në fushë, duke mbajtur shiritin e kapitenit dhe duke ecur nëpër një korridor të përbërë nga lojtarë të të dy skuadrave. Të gjithë bashkëlojtarët e tij kishin veshur fanelën me numrin ‘8’ për nder të mesfushorit gjerman

26 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Real Madrid-Betis ndeshja e fundit për Kroos në Spanjë!

SPANJE - Real Madridi ishte në fushë për ditën e fundit të La Ligës kundër Real Betis (0-0). Kjo do të ishte edhe ndeshja e fundit e Toni Kroos në ligën spanjole, ku ai është kthyer në një legjendë.

Kështu, para ndeshjes me andaluzianët, ‘Santiago Bernabeu’ dhe ‘los blancos’ bënë homazhe për kampionin gjerman. Tifozët mes këngësh dhe lotësh duartrokitën me të madhe idhullin e tyre Kroos, një legjendë që lë futbollin në moshën 34-vjeçare.

Kroos doli i fundit në fushë, duke mbajtur shiritin e kapitenit dhe duke ecur nëpër një korridor të përbërë nga lojtarë të të dy skuadrave (të ashtuquajturat 'Pasillo'). Për këtë rast, të gjithë bashkëlojtarët e tij kishin veshur fanelën me numrin ‘8’ për nder të mesfushorit gjerman.

Disa, si Modric, shoqërues i mijëra betejave për shumë netë, qeshën me të madhe, duke e ditur se Toni skuqet kur përballet me këtë lloj situate.

Edhe nga tribuna nuk munguan shfaqja e dashurisë. “Toni, Toni”, thërrisnin për një kohë të gjatë mbështetësit e ‘Blancos’. Shfaqja plotësohet me një pankartë: “Faleminderit shumë, maestro” në njërën anë. "E përjetshme", nga ana tjetër.

Dhe përsëri "Gjeniu" dhe "Faleminderit legjendë". Një nderim emocionues për një nga futbollistët më të fortë të këtij mijëvjeçari në mesfushë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll