Sport

VIDEO / Juventusi e mbyll me një fitore me Monzan sezonin!

Bardhezinjtë e mbyllin sezonin në vend të tretë në kuotën e 71 pikëve, teksa Monza e mbyll këtë edicion në vend të 12-të me 45 pikë.

25 Maj 2024, 22:47 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi e mbyll me një fitore me Monzan sezonin!

ITALI - Juventus e mbyll sezonin me fitoren, ndërsa bindi me rezultatin 2-0 ndaj Monza-s në javën e 38-të të Serie A. Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” rezultoi shumë e luftuar, me vendasit që zhbllokuan takimin në minutën e 26’ me Chiesa-n.

Vetëm dy minuta më pas Alex Sandro dyfishoi avantazhin e Juves, pas asistit të dhuruar nga Fagioli dhe bëri që fraksioni hapës të përfundonte me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë nga të dyja skuadrat pati disa raste për të shënuar, megjithatë kjo përballje u mbyll me vetëm dy gola.

Si të mos mjaftonte rezultatin, në minutën e 90’ Monza mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Zerbin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij në minutat shtesë në inferioritet numerik. 2-0 dhe Juventus e mbyll sezonin në vend të tretë në kuotën e 71 pikëve, teksa Monza e mbyll këtë edicion në vend të 12-të me 45 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll