Sport

VIDEO / Daku rigjen golin, vendos në mëdyshje Sylvinhon!

Ishte minuta e 22’ kur Daku zhbllokoi takimin duke kaluar vendasit në avantazh.

25 Maj 2024, 21:09 Nga DOSJA
VIDEO / Daku rigjen golin, vendos në mëdyshje Sylvinhon!

RUSI - Mirlind Daku nuk ndalet. Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur golin e radhës me rusët e Rubin Kazanit, duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon përpara fillimit të Euro 2024.

26-vjeçari tundi rrjetën kundërshtarë falë një diagonaleje të saktë në takimin Rubin-Sochi. Ishte minuta e 22’ kur Daku zhbllokoi takimin duke kaluar vendasit në avantazh. Ky është goli i dhjetë sezonal në kampionatin rus për sulmuesin potent dardan (+4 asiste). I cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Moment shumë pozitiv për Dakun, i cili ka shënuar 5 gola në 6 sfidat e fundit me Rubinin.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll