Aktualitet

Goma të rëna dhe xhama të thyer, dalin PAMJET nga aksidenti masiv në Durrës, 10 persona në spital

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Plepat”, ku katër makina u përlasën me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta, dhe për pasojë mbetën të plagosur 10 persona med tyre edhe fëmijë

25 Maj 2024, 21:31 Nga I.A
Goma të rëna dhe xhama të thyer, dalin PAMJET nga
Pamjet

DURRËS- Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme vijnë nga aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Plepat”, ku katër makina u përplasën me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta, dhe për pasojë mbetën të plagosur 10 persona mes tyre edhe fëmijë.

 

Siç mund të shihet dhe në video, nga përplasja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Xhamat e mjeteve janë thyer thuajse totalisht, ndërsa shihet se një karrotrec po merret me lëvizjen e mjeteve nga vendngjarja. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll