Aktualitet

Gjendet i vdekur 39-vjeçari në Maliq, policia: Vuante nga sëmundje kardiovaskulare

Sipas policisë i riu është gjetur i pajetë brenda banesës nga famijarë të tij, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale pasi vuante nga sëmundje kardiovaskulare.

25 Maj 2024, 19:22 Nga B.Z
Gjendet i vdekur 39-vjeçari në Maliq, policia: Vuante nga
Foto ilustruese

MALIQ - Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Nga informacionet paraprake thuhet se i riu është gjetur i pajetë brenda banesës nga famijarë të tij, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. 

Raportohet se nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia sqaron se i riu vuante nga sëmundje kardiovaskulare.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Rëmbec, Maliq, në banesë është gjetur i pajetë nga familjarët e tij shtetasi E. J., rreth 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale, pasi vuante nga sëmundje kardiovaskulare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

maliq policia

Sondazh

Poll