Aktualitet

Aksident në Korçë, përplasen dy makina, niset drejt spitalit një grua

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar, ndërsa siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme nga përplasja kanë mbetur të dëmtuara pjesërisht edhe dy mjetet.

25 Maj 2024, 20:48 Nga B.Z
Aksident në Korçë, përplasen dy makina, niset drejt
Pamje nga aksidenti

KORÇË - Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka mbetur e plagosur një grua, që ndodhej në njërën nga mjetet.

Kjo e fundit është nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar, ndërsa siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme nga përplasja kanë mbetur të dëmtuara pjesërisht edhe dy mjetet.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i gruas që ka mbetur e plagosur, sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

aksident korce

Sondazh

Poll