Aktualitet

Shqetësonte gruan me urdhër mbrojtje dhe u kanos nga kunati, telashe për 36-vjeçarin në Lushnje

Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

25 Maj 2024, 14:32 Nga M.B
Shqetësonte gruan me urdhër mbrojtje dhe u kanos nga kunati, telashe
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 36-vjeçar me inicialet E. N., është proceduar në gjendje të lirë teksa komisariati i Lushnjës ka referuar materialet në Prokurori pasi ai shqetësonte bashkëshorten edhe pse ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu mësohet se u procedua edhe kunati i 36-vjeçarit, vëllai i bashkëshortes 27-vjeçari me inicialet  N. B., pasi ka kanosur bashkëshortin e motrës së tij. Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shqetësuar bashkëshorten e tij nëpërmjet telefonit, duke thyer urdhrin e mbrojtjes. Gjithashtu u procedua edhe kunati i tij (vëllai i bashkëshortes) shtetasi N. B., 27 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin E. N. Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

policia lushnje

Sondazh

Poll