Aktualitet

Aksident i katërfishtë në Durrës, 10 persona të plagosur,mes tyre edhe fëmijë

Nga përplasja dyshohet se kanë mbetur të plagosur 10 persona, ku mes tyre ka dhe fëmijë.

25 Maj 2024, 20:42 Nga I.A
Aksident i katërfishtë në Durrës, 10 persona të
Foto Ilustruese

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 makina, që janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e quajtur 'Plepat'. 

 

Nga përplasja dyshohet se kanë mbetur të plagosur 10 persona, ku mes tyre ka dhe fëmijë. Ndërkohë që një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkaku i aksidentit të rëndë ende nuk dihet, por në vendngjarje kanë shkuar shërbimet mjekësore si dhe autoritetet policore. 

 

aksident ne durres

Sondazh

Poll