Sport

Aventura e re e Julian Nagelsmann, si trajner i Gjermanisë: "Më pëlqen të krahasohem me një bukëpjekës!"...

"Në ekipin kombëtar është më e vështirë t’i ndryshosh gjërat sesa kur drejton një klub”

25 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA
Aventura e re e Julian Nagelsmann, si trajner i Gjermanisë: "Më

GJERMANI - Intervistë e gjatë me Julian Nagelsmann në kanalet zyrtare të Euro 2024. Trajneri i ri i Gjermanisë përshkroi në këtë mënyrë aventurën e tij të re, duke udhëhequr një kombëtare, me të gjitha dallimet përkatëse në krahasim me një klub:

"Në ekipin kombëtar është më e vështirë t’i ndryshosh gjërat sesa kur drejton një klub. Duhet të flasësh me stafin dhe lojtarët, në kohën e duhur për të përshtatur gjithçka. Duhet të shikosh shumë ndeshje dhe të kesh ide të qarta se çfarë ju dëshironi nga çdo rol, të kuptoni se cili lojtar mund ta interpretojë më mirë.

Më pëlqen të krahasohem me një bukëpjekës, i cili i përzien përbërësit, i shton erëzat, gjalpin, miellin dhe ujin, për të kuptuar menjëherë nëse rezultati është i mirë apo jo. Ne trajnerët duhet të studiojmë dhe të përpiqemi të stërvitim situata të ndryshme.

Me ekipin, cilësinë e rezultatit e kuptoni shpejt, ndryshoni përzierjen e përbërësve dhe do të shikoni nëse buka është e mire”, ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll