Aktualitet

Vdiq nga tërmeti i 26 nëntorit/ CNN: Kristi Reçi ishte nusja e ardhshme e djalit të Edi Ramës

29 Nëntor 2019, 08:08 Nga DOSJA
Vdiq nga tërmeti i 26 nëntorit/ CNN: Kristi Reçi ishte nusja e

DURRËS- Më 26 nëntor, në tërmetin që shkatërroi Durrësin dhe Thumanën ku për pasojë u mori jetën 50 banorëve, mësohet se ndër to të ketë qenë edhe e dashura e djalit të Kryeministrit Rama, Gregor Rama.

Edhe pse ana e tyre nuk është pranuar diçka e tillë duke thënë se Kristi Reçi është një prej të afërmeve rë familjes Rama, shumë media kanë shkruar për këtë rast, nga ato italiane deri tek CNN.

Në një artikull të fundit CNN shkruan se Kristi ishte e dashura e djalit të kryeministrit Rama prej disa vitesh, dhe së shpejti do të kurorëzonin dashurinë e tyre në fejesë.

Ndër të tjera media prestigjioze shkruan për Gregun se ky i fundit reagoi më 26 nëntor duke bërë me dije se kishte humbur një njeri të dashur nga tërmeti tragjik.

“Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave të vrarë kur një tërmet goditi vendin të martën, konfirmon zyra e Ramës. Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllain e saj. Gregor Rama kishte postuar më parë në Instagram një Instastory, në të cilën shkruante se ‘mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe njeriu im i afërt, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babain.”-ka shkruar kështu CNN.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gregor rama kristi reci termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë gregor rama kristi reci termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll