Sport

Skënderbeu ia merr dorën Vllaznisë, e mund dhe i merr vendin e tretë! - VIDEO

Korçarët renditn në vendin e tretë, shpërblehen me 50 mijë euro dhe zbresin një vit nga dënimi i UEFA-s

24 Maj 2024, 20:49 Nga DOSJA
Skënderbeu ia merr dorën Vllaznisë, e mund dhe i merr vendin e

TIRANE - Skëndërbeu fiton finale e vogël të Final Four për vendin e tretë dhe të katërt përballë Vllaznisnë me shifrat 3-2. Në takimin e zhvilluar në stadiumin "Arena Kombëtare" të kryeqytetit korcarët ashtu si në ndeshjen e fundit të kampionatit klasik edhe në këtë finale arriti të mund shkodranët.

Që në minutën e 11-të Nikaj kalon korcarët në avantazh ndërkohë që 5 minuta më vonë, në minutën e 16-të Liço.

Pa u mbyllur pjesa e parë skuadra e Gvozdenovicit shënoi edhe golin e tretë duke çuar skuadrën në avantazhin 3-0 falë golit të Rashicës duke treguar një trend të suksesshëm të Skëndërebut në këtë ndeshje.

Deri në vërshëllimën që sinjalizonte mbylljen e fraksionit të parë të takimit, shkodranët ngushtojnë diferencën me një penallti të shndërruar në gol nga Esat Mala.

Në pjesën e dytë gjërat shkuan ndryshe nga e para, Vllanzia u zgjua dhe ngushtoi diferencën me një tjetër gol të Bekim Balajt sërish me një penallti rreth 10 minuta nga fundi.

Me shifrat 3-2 u mbyll e gjithë ndeshja duke i dhënë kështu përfundimisht vendin e tretë korcarëve që përkthehet në 50 mijë euro shpërlbim financiar, por ajo që vlen më tepër, ky pozicionin brenda zonës europiane i ul atyre një vit nga dënimi i marrë prej 10 kualifikimesh nga UEFA.

Ditën e diel po në stadium Arena Kombëtare do të luhet finalja e madhe mes Partizanit dhe Egnatias, ndeshja për titullin kampion të këtij edicioni futbollistik të Kategorisë Superiore.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll