Sport

Kolegu i Xavit: “Barcelona i keqtrajton yjet e veta… më vjen keq!”

Trajneri i Sevillas, Quique Sanchez Flores nuk i kurseu “shigjetimet” ndaj klubit katalanas në lidhje me shkarkimin e ish-kapitenit.

24 Maj 2024, 20:42 Nga DOSJA
Kolegu i Xavit: “Barcelona i keqtrajton yjet e veta… më vjen

SPANJE - Barcelona shkarkoi Xavin gjatë ditës së sotme, vetëm pak ditë pasi trajneri, i shoqëruar nga presidenti Joan Laporta, njoftoi qëndrimin e tij në pankinën katalanase edhe për sezonin e ardhshëm.

Por, në futboll gjithçka ndryshon shpejt dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i gjermanit Hansi Flick si timonieri i ri i skuadrës historike iberike.Largimi i Xavit, sidomos për nga mënyra sesi erdhi, ka krijuar polemika të shumta në Spanjë. Duke lënë shumë të pakënaqur.

Trajneri i Sevillas, Quique Sanchez Flores nuk i kurseu “shigjetimet” ndaj klubit katalanas në lidhje me shkarkimin e ish-kapitenit.

“Xavi është një trajner që e ndien shumë Barcelonën. Ai ka përjetuar shumë gjëra si futbollist, si dhe ka bërë një punë të mirë si trajner. I dërgoj një përqafim të ngrohtë në këto momente. 

Sigurisht që do të flas me të në vazhdim. Kemi një komunikim të rregullt me njëri-tjetrin. Nuk më pëlqen ta them, por është e çuditshme se sa keq i trajton Barcelona legjendat e veta…

Kështu ndodhi me Koeman, më pas me Messin. Dhe tani me Xavin. Do të më pëlqente që klubet t’i vlerësonin legjendat e tyre”, theksoi 59-vjeçari nga Madridi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll