Sport

Kylian Mbappe dhe Lojërat Olimpike: “Mendoj se nuk është më e nevojshme të them dëshirën time, të gjithë e dinë"...

Kylian foli për të ardhmen e tij dhe mundësinë për të qenë në Lojërat Olimpike të Parisit

24 Maj 2024, 14:00 Nga DOSJA

Kylian Mbappe dhe Lojërat Olimpike: “Mendoj se nuk është

FRANCE - Kylian Mbappé ka folur për mediat për të ardhmen e tij në një takim në Paris. Sulmuesi, i cili do të largohet nga PSG në fund të sezonit, e bëri të qartë edhe synimin e tij për të shkuar në Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen në Paris këtë verë.

"Duhet të presim dhe të shohim. Mendoj se nuk është më e nevojshme të them qëllimin tim, të gjithë e dinë",- tha francezi në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike.

Ai siguroi gjithashtu në kamerat e RMC Sport se për momentin nuk e di nëse do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe se kur ta marrë vesh do të flasë për këtë.

“Jam në një moment kur i lë gjërat të marrin rrjedhën e tyre... në një moshë ku çfarëdo që të ndodhë do të jem i lumtur, por është e vërtetë që Olimpiada në Paris është e veçantë”,- u shpreh sulmuesi francez.

E ardhmja e tij duket evidente, të paktën për sa i përket skuadrës që do të ketë shërbimet e tij nga sezoni i ardhshëm. Ajo që nuk është aq e qartë, pavarësisht synimit të tij të dukshëm, është fakti se ai endi nuk dihet nëse do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll