Sport

Meksika 'thërret' Javier Aguirre-n: e dëshiron si 'bos' për Kupën e Botës 2026

Oferta është në pritje të takimeve të ardhshme, ku Aguirre do të jetë në rolin e menaxherit të përgjithshëm, jo si trajner.

24 Maj 2024, 12:30 Nga DOSJA

Meksika 'thërret' Javier Aguirre-n: e dëshiron si

MEKSIKE - Javier Aguirre do t'i japë fund lidhjes me Mallorca këtë fundjavë, por puna nuk do t'i mungojë. Klubi balearik vendosi të mos e rinovojë dhe nuk i ofroi as një ofertë. Nuk dihet, nëse do ta kishte pranuar, sepse 'El Vasco' kishte dhe ka synime të tjera.

Më e mundshme, edhe pse jo e sigurt, është të kthehet në Meksikë. Vendi i tij e do atë afër dhe presidenti i Federatës së Futbollit Meksikan, 'La Bomba' Rodríguez, së shpejti do t'i ofrojë atij një pozicion të këndshëm:

Të jetë menaxher i përgjithshëm i kombëtares, me përgjegjësi mbi të gjithë futbollin ‘El Tri’, përfshirë edhe ekipet e të rinjve dhe me synime të larta: një pozicion me përmbajtje të gjerë dhe me shumë përgjegjësi që, tani për tani, nuk do të çonte në stol, por në një pozicion më ekzekutiv.

'La Bomba' është një mik i mirë i Javier. Në fakt, presidenti ishte një nga të ftuarit e trajnerit në finalen e Kupës së Mbretit që Mallorca luajti dhe humbi kundër Athletic në Sevilje. 'La Bomba' ishte incognito, por ai nuk donte të humbiste atë moment të veçantë për mikun e tij.

Kujtojmë se trajneri aktual meksikan është vendasit Jaime 'Jimmy' Lozano dhe përqendrimi i kombëtares së Meksikës do të fillojë së shpejti për Kupën e Amerikës që fillon më 20 qershor. Një provë thelbësore për 'Jimmy' para Kupës së Botës 2026. Prandaj, për t'u përgatitur mirë për Kupën e Botës që do të mbahet në Meksikë, përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, Federata dëshiron në krah të saj Javier.

Aguirre tashmë ka trajnuar ‘El Tri’ në dy faza si trajner kryesor: nga viti 2001 deri në 2002, duke përfshirë Kupën e Botës në Japoni (ata arritën në raundin e dytë); dhe nga viti 2009 deri në 2010, përfshirë Kupën e Botës në Afrikën e Jugut (ata arritën në raundin e dytë). Tani, edhe sikur të mos ishte si trajner kryesor, do të ishte faza e tretë.

A do të ndodhë më në fund? Aguirre ka oferta të tjera në tryezë, por nëse vendi juaj ju thërret...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll