Sport

Gjesti i bukur i Carlo Ancelottit, për portierin spanjol Kepa!

Kepa nuk kishte sezonin që ndoshta mendonte se do ta bënte. Megjithatë, Carlo Ancelotti po planifikon një gjest të bukur falënderimi.

24 Maj 2024, 11:30 Nga DOSJA

Gjesti i bukur i Carlo Ancelottit, për portierin spanjol Kepa!

SPANJE - Sezoni i Kepës te Real Madrid nuk ka ecur siç ishte planifikuar. I ardhur nga Chelsea në huazim një-vjeçar te ‘los blancos’, portieri spanjol kishte detyrën e vështirë për të zëvendësuar Thibaut Courtois, i cili sapo ishte dëmtuar.

Edhe pse e nisi direkt si titullar, ai u zëvendësua shpejt në pankinë nga Lunin, i cili bëri një sezon të jashtëzakonshëm. Nëse është Courtois, ai që duhet të startojë në ndeshjen e fundit kundër Betisit dhe në finalen e Champions League, Ancelotti planifikon të bëjë një gjest të vogël për Kepën.

Kontrata e tij, në formë huazimi, përfundon në fund të sezonit dhe ai do të kthehet në Londër në fund të tij. Megjithatë, Ancelotti ka menduar për portierin spanjol se si do t'i thoshte lamtumirë klubit të bardhë. Sipas ‘AS’, ai do të merrte në konsideratë futjen e Kepës në portë në pjesën e dytë, në mënyrë që ai të përfundojë ndeshjen për t'i thënë lamtumirë ‘Santiago Bernabeut’! Gjest i bukur nga “Misteri”...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll