Art&Argëtim

VIDEO/ Pamjet nga medikamentet në frigoriferin e Scott Disick e nxjerrin zbuluar, për çfarë përdoren ato?

Mesa duket, ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian po përdor ende ilaçin ‘Mounjaro’ për të rënë në peshë.

24 Maj 2024, 13:16 Nga S.B
VIDEO/ Pamjet nga medikamentet në frigoriferin e Scott Disick e nxjerrin
Scott Disick

SHBA- Një fragment i kapur nga frigoriferi i Scott Disick në serialin "The Kardashians" e nxori atë zbuluar. Mesa duket, ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian po përdor ende ilaçin ‘Mounjaro’ për të rënë në peshë.

Tirsepatidi, i shitur me emrin e markës Mounjaro, është një ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe gjithashtu funksionon, si Ozempic, në humbjen e kilogramëve të tepërt. Në një pamje, ku ai shihet duke hapur frigoriferin përballë Kris Jenner dhe Khloe Kardashian, paketimi i ilaçeve duket qartë brenda.

Madje Kris Jenner i thotë: “Uaa, dikush ka humbur shumë peshë. Dukesh shkëlqyeshëm”, por askush nuk e përmendi medikamentin.

VIDEO/ Pamjet nga medikamentet në frigoriferin e Scott Disick e nxjerrin
Scott Disick

Megjithatë, fansat e serialit vunë re paketimin dhe videoja po bën xhiron e rrjetit.

"Ky është mounjaro" shkruan dikush, ndërsa një tjetër thotë: "Jam i tronditur që e tregojnë medikamentin kaq haptazi në TV".

Siç rezulton, pretendimet e bëra nga një burim i brendshëm muajin e kaluar se Scott Disick ndaloi marrjen e ilaçeve për të humbur kilogramët e tepërt ndoshta nuk janë të vërteta.

@katiewhittington105 Shocked that Scott’s #mounjaro is FULLY on display during the season 5 premiere of #thekardashians. kris, is this a brand deal?? #hulu #scottdisick #weightloss #fyp ♬ original sound - Katie Whittington

scott disick ozempic kardashians

Sondazh

Poll