Art&Argëtim

VIDEO/ "Kam limitet e mia", Kelly Rowland reagon pas konfliktit me rojen e sigurisë: E kishte personale me mua...

Rowland u konfliktua me një pjesëtare të sigurimit e cila vazhdoi t'i tregonte asaj rrugën për të dalë duke mos e lënë të fotografohet.

24 Maj 2024, 12:15 Nga S.B
VIDEO/ "Kam limitet e mia", Kelly Rowland reagon pas konfliktit
Kelly Rowland

FRANCË- Këngëtarja 43-vjeçare Kelly Rowland ishte në festivalin e filmit për premierën e filmit francez “Marcello Mio”, por u përball me një incident të pakëndshëm. Rowland u konfliktua me një pjesëtare të sigurimit e cila vazhdoi t'i tregonte asaj rrugën për të dalë duke mos e lënë të fotografohet.

Këngëtarja ka dashur të qëndrojë më gjatë në tapetin e kuq për të bërë foto dhe për të përshëndetur fansat e saj. Megjithatë, sigurimi vendosi që koha e saj kishte mbaruar dhe këmbënguli ta largonte.

Një grua nga ekipi i sigurisë i tregoi sërish drejtimin që duhej të merrte për t'u larguar, këtë herë në mënyrë më të ashpër, duke vënë dorën pikërisht përballë saj. Këngëtarja është acaruar dhe ka nisur të konfliktohet verbalisht me rojen e sigurimit.

Duke folur për AP News, këngëtarja tha me një ngarkesë të fortë emocionale: Kjo grua e di shumë mirë se çfarë po ndodh. Unë e di se çfarë ka ndodhur. Unë kam një kufi dhe i qëndroj atyre kufijve dhe limiteve.

Më pas ajo pretendoi se çështja ishte “personale”, pasi vetëm ajo u trajtua në atë mënyrë.

“Kishte edhe gra të tjera që ecën mbi atë tapet, të cilat nuk u qortuan, as nuk shtyheshin e as nuk largoheshin.” shtoi Rowland.

kelly rowland

Sondazh

Poll