Art&Argëtim

"Dhuna fizike më shkatërroi"/ Cassie Ventura reagon për herë të parë pas videos virale: Procesi i shërimit nuk do mbaroj kurrë...

Ajo u bëri thirrje ndjekësve të saj që ti besojnë viktimat kur ato tregojnë të vërtetën e tyre që në herën e parë.

23 Maj 2024, 15:52 Nga S.B
"Dhuna fizike më shkatërroi"/ Cassie Ventura reagon për
Diddy dhe Cassie

SHBA- Cassie Ventura vendosi të bëjë një deklaratë emocionale një javë pasi u shfaqën pamjet që tregonin ish-të dashurin e saj reperin Diddy Combs duke e rrahur brutalisht.

“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen duke nisur nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që ende nuk kam takuar” shkroi ajo përmes Instagramit. “Dhuna është problem kryesor. Më theu dhe më shndërroi në një person që nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhesha."

Cassie për më tepër shtoi: Me shumë punë jam më mirë sot, por gjithmonë do të shërohem nga e kaluara ime.

"Dhuna fizike më shkatërroi"/ Cassie Ventura reagon për
Postimi i Cassie

Ajo u bëri thirrje ndjekësve të saj që ti besojnë viktimat kur ato tregojnë të vërtetën e tyre që në herën e parë.

“Hapjuni njerëzve tuaj, mos i anashkaloni. Askush nuk duhet ta mbajë këtë peshë vetëm.” tha Cassie.

CNN publikoi pamjet më 16 maj të Combs, 54 vjeç, duke shkelmuar dhe tërhequr zvarrë të dashurën e tij të atëhershme në një hotel. Pasi dolën pamjet reperi kërkoi ndjesë në Instagram por nuk e përmendi kurrë emrin e Cassie në të.

diddy cassie ventura

Sondazh

Poll