Art&Argëtim

Gjykata bllokon ankandin e ish-shtëpisë së Elvis Presley-t, dalin detaje të reja nga gjyqi

Keough trashëgoi pronësinë e shtëpisë pas vdekjes së nënës së saj, Lisa Marie Presley, vitin e kaluar.

23 Maj 2024, 14:51 Nga S.B
Gjykata bllokon ankandin e ish-shtëpisë së Elvis Presley-t, dalin
Elvis dhe Riley

SHBA- Një gjykatës ka bllokuar ankandin e ish-shtëpisë së Elvis Presley-t, nga një kompani që pretendon se trashëgimtarët e tij nuk kishin shlyer një kredi e cila përdorte pronën si kolateral.

Kancelarja e qarkut Shelby JoeDae Jenkins lëshoi një urdhër të përkohshëm kundër ankandit të propozuar të Graceland që ishte planifikuar për ditën e sotme. Një njoftim publik për shitjen e pronës prej 13 hektarësh në Memphis, Tennessee, i postuar më herët në maj, tha se Promenade Trust, i cili kontrollon muzeun Graceland, i detyrohet 3.8 milion dollarë pasi dështoi të shlyente një kredi të marrë në 2018.

Keough trashëgoi pronësinë e shtëpisë pas vdekjes së nënës së saj, Lisa Marie Presley, vitin e kaluar. Naussany Investments dhe Private Lending thanë se Lisa Marie Presley kishte përdorur Graceland si kolateral për kredinë, sipas njoftimit për shitjen e sekuestros.

Keough pretendoi se Naussany paraqiti dokumente false në lidhje me kredinë në shtator 2023. As Keough dhe as avokatët e Nassauny Investments nuk u paraqitën në gjykatë.

"Lisa Maria Presley nuk ka marrë kurrë para hua nga Naussany Investments dhe kurrë nuk i ka dhënë një akt besimi Naussany Investments," parashtronte avokati i Keough në padi.

Kimberly Philbrick, noterja e shënuar në dokumentet e Nassauny, tregoi se ajo kurrë nuk e kishte takuar Lisa Marie Presley dhe as nuk kishte noterizuar ndonjë dokument për të.

Graceland u hap si një muze dhe atraksion turistik në vitin 1982 si një homazh për Elvis, pesë vjet pasi mbreti i Rock n Roll vdiq në moshën 42-vjeçare në 1977.

graceland elvis presley

Sondazh

Poll