Art&Argëtim

"Kush ia bëri këtë?"/ Paraqitja e Bella Thorne në Kanë merr kritika të shumta, kontrasti i grimit me trupin merr vëmendjen

Aktorja 26-vjeçare kishte veshur një fustan elegant të zi, me një dekolte të hapur.

23 Maj 2024, 13:41 Nga S.B
"Kush ia bëri këtë?"/ Paraqitja e Bella Thorne në
Bella Thorne

FRANCË- Aktorja e njohur Bella Thorne bëri një paraqitje në Festivalin e Filmit në Kanë në premierën e filmit “Motel Destino” mbrëmjen e së mërkurës. Aktorja 26-vjeçare kishte veshur një fustan elegant të zi, me një dekolte të hapur.

Ajo e plotësoi look-un me një gjerdan mahnitës dhe një palë vathë diamanti. Thorne pozoi në tapetin e kuq përkrah yjeve të tjerë në Palais des Festivals.

Megjithatë, pamja e saj nuk u komentua ashtu siç pritej në rrjetet sociale. Disa ndjekës vunë në dukje faktin se fytyra e saj dukej shumë ndryshe, dhe disa komentuan se ajo mund të ketë bërë operacione plastike.

"Kush ia bëri këtë?"/ Paraqitja e Bella Thorne në
Bella Thorne

Në të njëjtën kohë, ata komentuan edhe grimin e saj, i cili nuk përputhej me ngjyrën e lëkurës. Fytyra e saj në fakt dukej shumë e bardhë, ndërsa trupi kishte një ngjyrë të lehtë prej bronxi.

“Kush ia bëri këtë të keqe?” ka shkruar një ndjekës.

bella thorne kane

Sondazh

Poll