Sport

Festa e ekzagjeruar e Cityt, pas fitores në Premierligë: Lojtarët të dehur në një klub

U larguan nga klubi i natës në orën 5 të mëngjesit, dukshëm të dehur, me Haaland që përpiqej të mbante sytë hapur…

24 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

Festa e ekzagjeruar e Cityt, pas fitores në Premierligë: Lojtarët

ANGLI - Zbardhen ‘bëmat’ e djemve të Pep Guardiolës… Manchester Cityt nuk i ka munguar asgjë pas fitores së Premierligës.

Siç raportohet nga disa profile, në festën e pas fitores, ndër më të egërt ishin Jack Grealish, të cilin do ta mbani mend për paraqitjet e tij jashtë fushës pas fitores së Champions League, por pas tij ishin edhe Erling Haaland, Kevin De Bruyne dhe Rodri.

Portieri i tretë Scott Carson, madje u përjashtua nga festa, për një debat me një klient në një lokal nate. Të tjerët u larguan nga klubi i natës në orën 5 të mëngjesit, dukshëm të dehur, me Haaland që përpiqej të mbante sytë hapur.

Fotoja e Edersonit me një shishe Tignatello Antinori në fund të festës që kushton 1.000 eurove është bërë ikonë gjithashtu . Siç raporton ‘FanPage.it’, De Bruyne u rrëzua në një taksi, të tjerët madje shkuan në klube të tjera. Më poshtë fotot që qarkullojnë në X:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll