Sport

Zbulohet himni i Kombëtares për në Europianin e Gjermanisë, një këngë e re e Capital-T

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

24 Maj 2024, 00:04 Nga DOSJA
Zbulohet himni i Kombëtares për në Europianin e Gjermanisë,

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që rrugëtimi i Kombëtares në 'Euro 2024' ka ndiqet nga një kolonë zanore. Për këtë arsye, i ka besuar reperit kosovar Capital T krijimin e këngës që do të shoqërojë kuqezinjtë në muajt në vijim. Capital T, emri i të cilit është Trim Ademi, njihet prej shumë vitet në skenën muzikore shqiptare.

Lidhja e tij me futbollin është e dyfishtë, jo vetëm si tifoz, pasi babai i tij është Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës. FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e 'Euro 2024' titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll