Sport

Theo Hernandez gati për lamtumirën… Në Spanjë, të sigurt se shkon te Bayern

Francezi, i dyshuari numër një për t'u larguar nga kuqezinjtë gjatë verës, mund të vendoset në Bavari edhe nëse Alphonso Davies nuk shkon te Real Madrid.

23 Maj 2024, 19:30 Nga DOSJA

Theo Hernandez gati për lamtumirën… Në Spanjë,

ITALI - Theo Hernandez është gati të largohet nga Milani për t'u nisur drejt Bayern Munichut nmë Gjermani. Në Spanjë janë të sigurt për këtë, me ‘Marca’ të hapur për lamtumirën e francezit nga ‘kuqezinjtë’ për të mbërritur në Bavari, ku vëllai i tij Lucas luajti nga 2019 deri në 2023 përpara se të transferohej te PSG.

Një operacion i cili, nënvizon gazeta spanjole, nuk lidhet me shitjen e mundshme të Alphonso Davies te Real Madrid, me dy mbrojtësit e krahut që mund të jenë në dispozicion dhe të kualifikuar për trajnerin e ardhshëm të Bayernit që do të pasojë Tuchel.

‘Marca’, në fakt, nënvizon se edhe nëse negociatat mes ‘los blancos’ dhe bavarezëve nuk do të kalojnë, kjo nuk do të kishte pengesë për ardhjen e francezit. Kanadezi, të cilit kontrata i skadon në vitin 2025, tashmë do të kishte arritur marrëveshje me Real Madridin, por kërkesa për 50 milionë ka ardhur nga Monaco, ndërsa nga Madridi oferta maksimale është 25.

Theo Hernandez mbetet në dritare, i dyshuari kryesor për lamtumirën e Milanellos në fund të sezonit. Gazeta spanjole është e sigurt për operacionin, aq sa i bën trajnerit të ardhshëm të Bayernit, pyetjen: kush mes Hernandez dhe Davies do të jenë në të majtë?

Kushdo që ulet në stolin e ‘Allianz Arena’ do të ketë në dispozicion dy nga mbrojtësit më të fortë në botë dhe mund të ketë shumë dyshime për formacionin që do të futet. I vetmi që mund ta shpëtojë trajnerin nga çdo siklet mund të jetë kanadezi, por gjithçka varet nga Real Madridi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll