Sport

Zbardhen mesazhet! Ceferin i shkruan Rubiales: "Florentino Perez është idiot dhe racist!"

‘TheObjective.com’ kishte akses në mesazhet WhatsApp midis të dyve. Eshtë botuar një bisedë e zhvilluar në anglisht që dhe daton më 6 dhjetor 2019

24 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

Zbardhen mesazhet! Ceferin i shkruan Rubiales: "Florentino Perez

ZVICER - Marrëdhëniet mes Aleksander Ceferin , president i UEFA-s dhe Florentino Perez , president i Real Madridit, filluan të përkeqësohen. Padyshim që gjithçka mund të gjurmohet nga krijimi i Superligës. 

Luis Rubiales, president i RFEF-së në atë kohë, kishte një marrëdhënie të ngushtë me vetë Ceferin dhe ‘TheObjective.com’ kishte akses në mesazhet WhatsApp midis të dyve. Numri një i UEFA-s do ta kishte quajtur pronarin e Los Blancos "një idiot dhe një racist".

Në bisedën, e cila zhvillohet në anglisht dhe daton në datën 6 dhjetor 2019, Rubiales i dërgon mesazhin e parë Ceferinit: "Do të flas me Florentinon, sepse në Spanjë nëse do të kem Tebas dhe atë kundër meje, do të jetë e pamundur për mua. Mendoni për atë që është më e mira, unë mendoj se mund të përpiqemi të flasim dhe të qetësojmë situatën, por unë do të vazhdoj me ju GJITHMONË”.

Përgjigja e Ceferinit është ajo që shkakton diskutim: "Edhe unë jam krenar, mos e harro. Nuk dua të flas me të. Do ta bëja vetëm për ty. Ai është idiot dhe racist! Mos qetëso gjërat për mua, unë nuk kam nevojë, ajo që dua është të jesh i fortë."

Ndaj po rritet pritshmëria për takimin mes Perez dhe presidentit të UEFA-s, më 1 qershor në ‘Wembley’, kur do të luhet finalja e Champions League, ata do të jenë bashkë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll