Sport

‘The Guardian’ nuk ka dyshime: "West Ham ka frikë se karriera e Paquetá mund të përfundojë"

“Jam jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur nga fakti që FA ka vendosur të më inkriminojë. Për nëntë muaj kam bashkëpunuar në çdo fazë të hetimeve të tyre dhe kam dhënë të gjitha informacionet e mundshme”

24 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

‘The Guardian’ nuk ka dyshime: "West Ham ka frikë se

ANGLI - West Ham, siç raportohet nga ‘Guardian’, ka frikë se karriera e Lucas Paqueta mund të përfundojë, nëse ai shpallet fajtor për marrjen e një kartoni të verdhë tre herë në mënyrë specifike, për të ndihmuar një ose më shumë njerëz që të përfitojnë nga bastet.

FA shqyrtoi ndeshjet kundër Leicester, Aston Villa, Leeds dhe Bournemouth në 2022 dhe 2023 dhe tha në një deklaratë, se dyshonte që braziliani donte të ndryshonte rezultatin e ndeshjes.

‘Hammers’ tha: "Lucas kategorikisht mohon shkeljen dhe do të vazhdojë të mbrojë fuqishëm pozicionin e tij. Klubi do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë dhe do të mbështesë lojtarin gjatë gjithë procesit."

Vetë ish-lojtari i Milanit shpjegoi opinionin e tij në Instagram: “Jam jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur nga fakti që FA ka vendosur të më inkriminojë. Për nëntë muaj kam bashkëpunuar në çdo fazë të hetimeve të tyre dhe kam dhënë të gjitha informacionet e mundshme. Unë i mohoj plotësisht akuzat dhe do të luftoj me çdo frymëmarrje për të pastruar emrin tim, për shkak të gjykimit në vazhdim, nuk do të jap asnjë koment të mëtejshëm”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lucas Paquetá (@lucaspaqueta)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll