Sport

Juvja sfidon Ronaldon, i kundërpërgjigjet me gjyq për pagat e kërkuara!

Klubi i Juventusit do të apelojë në Gjykatën e Torinos kundër pagesës së 9.8 milionëve për portugezin e sanksionuar nga arbitrazhi i 17 prillit të kaluar.

23 Maj 2024, 23:58 Nga DOSJA
Juvja sfidon Ronaldon, i kundërpërgjigjet me gjyq për pagat e

ITALI - Juventus ka vendosur të sfidojë Ronaldon. Klubi i Juventusit do të apelojë në Gjykatën e Torinos kundër arbitrazhit të 17 prillit, i cili detyroi klubin t'i  paguajë 9.8 milionë euro kampionit portugez. Juventusi mbetet i bindur se ka vepruar drejt në të ashtuquajturën manovër të pagave dhe se nuk i detyrohet asgjë ish-lojtarit të saj.

Çështja e pagave të Ronaldos që ai i kërkon klubit pas largimit!

Rasti ka të bëjë veçanërisht me manovrën e dytë të pagave, pra me atë që ka të bëjë me sezonin 2020/21. Në atë kohë, disa lojtarë të Juventusit kishin hequr dorë nga pagesa e një pjese të pagave të tyre për të plotësuar nevojat e klubit, të mbingarkuar si gjithë të tjerët nga kufizimet e vendosura nga pandemia.

Ronaldo, sipas rishikimitë të pagës, ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubitn për këtë ndryshim në pagën e tij, bëhet fjalë për një marrëveshje private mes lojtarit dhe klubit të Juventusit, një kontratë e cila doli në kryetitujt si "karta e Ronaldos": Bardhezinjtë do të kishin marrë përsipër t'i kthenin paratë që kishte hequr dorë për momentin nga kriza financiare, në një moment të dytë, madje edhe pasi ai të ishte larguar nga klubi.

Ronaldo nuk i mori kurrë ato para, bëhet fjalë për 19.5 milionë euro si pagë bruto, dhe për këtë arsye vendosi ti drejtohet gjykatës. Sipas palës mbrojtëse të klubit të Juventusit, portugezi jo vetëm që nuk e kishte nënshkruar kurrë letrën e famshme në lidhje me rikthimin e parave në një moment të dytë, por kishte nënshkruar edhe një dokument në të cilin deklaronte se nuk kishte më asnjë çështje pezull përpara se të transferohej në Manchester United në verën e vitit 2021.

Ndërkohë muajin e kaluar doli një vendim i gjykatës së Torinos sipas së cilit klubi duhet t’i paguaj një shumë të caktuar ish-lojtarit të tyre, kjo për shkak të vonesave me pagesat gjatë kohës që ai ishte pjesë e skuadrës bardhezi, duke konstatuar përgjegjësinë parakontraktore të Juventusit që rrjedh nga dështimi i negociatave dhe duke dënuar kompaninë të paguante një shumë të barabartë me afërsisht 9.8 milionë, pra gjysma e asaj që kërkoi CR7.

Juve, në një deklaratë pas publikimit të arbitrazhit, kishte njoftuar se rezervonte "të gjitha vlerësimet dhe iniciativat për të mbrojtur të drejtat e saj".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll