Art&Argëtim

"Ajo nuk ngjan aspak me Kate Middleton"/ Kopertina e revistës ‘Tatler’ kritikohet ashpër, portreti i Princeshës "tmerron" fansat

Piktura e Kate Middleton do të shfaqet në kopertinën e revistës ‘Tatler’ për nder të 'forcës dhe guximit' të saj.

23 Maj 2024, 12:30 Nga S.B
"Ajo nuk ngjan aspak me Kate Middleton"/ Kopertina e revistës
Kate Middleton

BRITANI- Portreti i ri i Princeshës së Uellsit ka tmerruar fansat mbretërorë, me shumë që pretendojnë se ajo nuk i ngjan aspak asaj. Piktura e Kate Middleton do të shfaqet në kopertinën e revistës ‘Tatler’ për nder të 'forcës dhe guximit' të saj.

Ky portret është vepër e artistes Hannah Uzor, e cila u frymëzua nga videomesazhi i Kate kur zbuloi për diagnozën e kancerit. Imazhi është frymëzuar nga darka e saj e parë shtetërore për Mbretin Charles në 2022 gjatë vizitës në Afrikën e Jugut.

Megjithatë portreti ka ngjallur reagime në rrjet, me shumë fansa mbretërorë që komentojnë nën kopertinën e revistës, duke vënë në dyshim ngjashmërinë e veprës me Kate.

Një komentues shkroi: E di që arti është subjektiv, por ajo nuk ngjan aspak me Princeshën e Uellsit.

E pyetur nëse videoja e fundit e princeshës për diagnostikimin e kancerit i dha asaj një perspektivë të re, artistja pas portretit tha: Pa dyshim. Të gjitha portretet e mia janë shtresa të një personaliteti, të përbërë nga gjithçka që mund të gjej rreth tyre. Fjalimi publik i princeshës tregoi një moment kur përballesh me diçka të vështirë, flet nga zemra, ke guximin ta përballosh.

Artistja shprehu admirimin e saj për princeshën, e cila ka qenë jashtë vëmendjes së publikut teksa i nënshtrohet kimioterapisë. Piktorja, e cila është e vendosur në St Albans, Hertfordshire, është, ashtu si Kate, nënë e tre fëmijëve dhe shtoi: Me të ndiej gëzimin e mëmësisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Times and The Sunday Times (@thetimes)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tatler (@tatlermagazine)

kate middleton

Sondazh

Poll