Art&Argëtim

Ruan prej 2 dekadash rrobat nga nata e sulmit seksual, zbulohen DETAJE të reja nga padia e ish-modeles ndaj Diddy Combs

Padia e re kundër Combs është ankesa e gjashtë për ngacmim seksual në gjashtë muaj.

23 Maj 2024, 11:21 Nga S.B
Ruan prej 2 dekadash rrobat nga nata e sulmit seksual, zbulohen DETAJE të
Crystal dhe Diddy

SHBA- Ish-modelja Crystal McKinney, e cila akuzoi së fundmi reperin Sean Diddy Combs se e detyroi atë të kryente seks oral me të në studion e tij të regjistrimit në vitin 2003, pretendon se i ka ruajtur rrobat që kishte veshur atë natë deri më sot.

Padia e re kundër Combs është ankesa e gjashtë për ngacmim seksual në gjashtë muaj. Në padinë që ka bërë, modelja pretendon se atë natë i ka mbështjellë rrobat dhe i ka futur në një qese plastike, ku mbetën aty edhe pas dy dekadash.

Ajo thotë se vendosi të mos i lante kurrë pasi mund ti shërbenin si provë. Ish-modelja gjithashtu përshkroi se atë natë kishte veshur një pallto lëkure të zezë me kapuç, një këmishë të tejdukshme ngjyrë bezhë me jakë V, një çantë pellushi, një palë xhinse dhe bizhuteri.

McKinney, atëherë vetëm 22 vjeç, u takua me Combs në një event të Javës së Modës në një restorant në Manhattan. Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo pranoi të takohej me të pasi një stilist (emri i të cilit zbulohet në dokumente) e bindi se mund ta ndihmonte në karrierën e saj të modelimit.

Megjithatë, atë natë, manjati i hip-hop-it i dha asaj marijuanë dhe alkool në përpjekje për t'u afruar me të.

Konkretisht, në dosje thuhet: Combs bëri përpjekje shumë publike të afrimit seksual ndaj paditëses, gjë që vazhdoi gjatë gjithë darkës. Gjatë gjithë ndërveprimeve të tyre, Combs flirtonte, në kufi me shthurjen, ndërsa u përkul nga tavolina drejt saj. Combs i ka dhënë edhe alkool paditëses, duke ia mbushur vazhdimisht gotën me verë.

Mësohet se Combs e çoi atë në një banjë ku ai filloi ta puthte pa pëlqimin e saj dhe e shtyu kokën ish-modeles drejt organit të tij gjenital. Pasi ajo refuzoi, ai e detyroi atë t'i bënte seks oral, thuhet në padi.

McKinney thotë se ajo humbi ndjenjat shpejt dhe u zgjua në një taksi, duke kuptuar se ishte sulmuar e ngacmuar seksualisht. Siç raporton ish-modelja, ajo beson se Diddy është përgjegjës për rrugën e saj në industrinë e modelimit, pasi ajo nuk ishte në gjendje të bënte asnjë punë pas incidentit.

Duke parë se karriera e saj po shkatërrohej, ajo tentoi vetëvrasjen në vitin 2004.

diddy combs crystal mckinney

Sondazh

Poll