Art&Argëtim

FOTOT/ Sërish incidente në tapetin e kuq të Kanës, modelja konfliktohet me rojen e sigurimit, shkak fustani me portretin e Krishtit

Një modele eci në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi dhe një pelerinë shumë të gjatë ku në bishtin e saj ishte stampuar apo pikturuar një portret i Jezu Krishtit.

23 Maj 2024, 11:53 Nga S.B
FOTOT/ Sërish incidente në tapetin e kuq të Kanës, modelja
pamje nga ngjarja

FRANCË- Incidentet në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë duket se nuk kanë fund. Një modele eci në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi dhe një pelerinë shumë të gjatë ku në bishtin e saj ishte stampuar apo pikturuar një portret i Jezu Krishtit.

Rojet e sigurisë u futën në aksion në momentin që panë fustanin duke mos lejuar fotografimin e modeles. Gjithashtu sigurimi u përpoq të fshihte portretin e Krishtit në mënyrë që të evitonte polemikat fetare.

FOTOT/ Sërish incidente në tapetin e kuq të Kanës, modelja
pamje nga ngjarja

Modelja ndodhej aty pasi ishte e ftuar për të marrë pjesë në shfaqjen e filmit "Le Comte de Monte-Cristo". Në fotot që po qarkullojnë në rrjet modelja duket e nervozuar dhe e irrituar me rojet e sigurimit dhe arsyeja pas sjelljes së tyre në këtë formë nuk ka patur ende një shpjegim zyrtar.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

kane france

Sondazh

Poll