Sport

West Ham zyrtarisht nënshkruan me Julen Lopetegui…

Trajneri 57-vjeçar spanjol po kthehet në Angli, ku ishte trajner i Wolverhampton në 2022 dhe 2023.

23 Maj 2024, 15:30 Nga DOSJA

West Ham zyrtarisht nënshkruan me Julen Lopetegui…

ANGLI - West Ham njoftoi këtë të enjte, në rrjetet sociale, nënshkrimin e Julen Lopeteguit, me kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme.  

‘Hammers’, të cilët sezonin e kaluar fituan Conference League, titullin e dytë evropian të klubit, pasi mposhtën 2-1 Fiorentinën, zyrtarizuan largimin e David Moyes në fillim të këtij muaji, me marrëveshje të përbashkët. Pastaj folën me Ruben Amorimin, por nuk patën marrëveshje.

Lopetegui merr në këtë mënyrë një tjetër sfidë në karrierën e tij, pasi ka kaluar kohë në Porto, Real Madrid, Seville, Wolverhampton dhe kombëtaren spanjole. 

Duke folur për kanalin e klubit, trajneri spanjol ishte i emocionuar për të qenë pjesë e së ardhmes së ‘Hammers’ dhe premtoi se do të bëjë gjithçka që mundet për të lënë gjurmë te londinezët: "Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Le të japim më të mirën për të ndihmuar klubin dhe ekipin të arrijë nivelin më të mirë dhe të arrijë objektivat e tij, i siguroj tifozët se ata do të jenë themelorë në të gjitha arritjet tona”.  

Skuadra londineze e përfundoi sezonin në vendin e 9-të në Premier League, pasi u eliminua nga Kupa e Ligës nga Bristol City, FA Cup nga Liverpool dhe Europa League nga nënkampionët, Bayer Leverkusen, në çerekfinale të garës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll