Sport

Yje të futbollit bien pre e një skeme piramidale: "Ai më mashtroi dhe unë i dhashë më shumë se 13 milionë dollarë"...

Fatih Terim denoncon bankën turke, që e përdori atë si grep për një mashtrim miliona dollarësh ndaj yjeve të futbollit

23 Maj 2024, 10:30 Nga DOSJA

Yje të futbollit bien pre e një skeme piramidale: "Ai më

TURQI - Disa yje futbolli, disa prej tyre me të kaluar futbolli në Spanjë, kanë qenë viktima të një mashtrimi miliona dollarësh në Turqi .

Emra të tillë si Arda Turan (Atlético Madrid dhe Barcelona), Fernando Muslera  (investuar 1.2 milionë), Emre Belözoglu (Atlético Madrid), Emre Colak (Deportivo Coruña), Semih Kaya  dhe  Selcuk Inan, ishin të lidhur me mashtrimin e dyshuar, për të cilën trajneri turk Fatih Terim, i sapo shkarkuar nga Panathinaikos, ka denoncuar bankën turke Denizbank.

“Klienti ynë është shfaqur si akuzë ndaj drejtorëve të Denizbank, pasi informacionet për depozitat e dhëna nga drejtori i filialit dhe punonjës të tjerë të bankës nuk pasqyrojnë të vërtetën”,- deklarojnë avokatët e Terimit. Prokuroria kërkon 252 vite burg për bankierin, që akuzohet si përgjegjës për këtë skemë piramidale.

Yje të futbollit bien pre e një skeme piramidale: "Ai më

Arda Turan: “Më mashtroi, i dhashë më shumë se 13 milionë”

Arda Turan, i cili dëshmoi në nëntor 2023 para Gjykatës së Lartë Penale të Stambollit, shpjegoi se "ai më mashtroi duke thënë: "Kushdo që investon në këtë fond do të ketë një fitim. Unë i dhashë më shumë se 13 milionë dollarë.

Ai më shkatërroi të gjitha paratë dhe mundin që fitova, duke punuar me vite, duke mashtruar veten. Më vjen shumë keq, ky incident më lodhi shumë. Të gjitha kursimet e mia humbën në një çast,"- u ankua ish-Atlético Madrid dhe FC Barcelona, para Gjykatës së Lartë të Stambollit.

Si funksionoi skema piramidale “Fondi Fatih Terim”?

Agjencia EFE raporton se skandali shpërtheu në prill të vitit të kaluar, kur u bë e ditur se drejtori i një filiali të Denizbank në Stamboll, kishte mbledhur miliona dollarë nga lojtarë të shumtë futbolli për një fond të supozuar me performancë të lartë.

Viktimat besonin se pjesëmarrja e trajnerit të famshëm Fatih Terim garantonte qëndrueshmërinë e nismës, deri në pikën që skema njihej thjesht si "fondi Fatih Terim".

Në një skemë klasike piramidale, bankieri përdorte investimet e disa klientëve për të paguar përfitime të larta ndaj të tjerëve, në transaksione që kryheshin me çantat plot me fatura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll