Sport

Thiago Motta largohet nga Bologna, është gati për kërcimin drejt një të madhi…

Klubi italian ka lëshuar një deklaratë, duke konfirmuar largimin

23 Maj 2024, 14:30 Nga DOSJA

Thiago Motta largohet nga Bologna, është gati për kërcimin

ITALI - Bologna njoftoi këtë të enjte se Thiago Motta nuk do të vazhdojë si trajner sezonin e ardhshëm. 

Ish-mesfushori, i cili ka luajtur edhe për Barçën, është shumë pranë kalimit te Juventusi në Torino, ku Allegri nuk do të vazhdojë më. Sipas disa burimeve, tashmë do të kishte një marrëveshje mes palëve.

Motta do të nënshkruante një kontratë me Juventusin për dy ose tre sezone dhe do të fitonte rreth pesë milionë euro për secilin prej tyre.

Deklarata e Bolognës është si më poshtë:

“Këtë mëngjes Thiago Motta ka informuar klubin për qëllimin e tij për të mos rinovuar kontratën e tij me Bologna FC 1909. Pasi mori parasysh vendimin, klubi falënderon trajnerin për punën e tij të jashtëzakonshme dhe i uron atij fat të mirë për pjesën tjetër të karrierës së tij”.

“Në këto dy vite kam takuar një trajner të përgatitur dhe fitues”, thotë presidenti Joey Saputo, “i cili i ka dhënë skuadrës një identitet të shkëlqyer loje.” Objektivi i kualifikimit në Champions League tashmë i kushtohet atij dhe të gjithë lojtarëve që bënë historinë e  klubit tonë.

Do të kisha dashur që ai të qëndronte në Bologna, por mund ta falënderoj atë dhe ekipin e tij për këto sezone të mrekullueshme dhe t'i uroj më të mirat për të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll