Sport

Real Madrid, klubi më i pasur sipas ‘Forbes’… kjo është renditja

Skuadra e bardhë për të tretin vit në krye të këtij klasifikimi prestigjioz

23 Maj 2024, 15:00 Nga DOSJA

Real Madrid, klubi më i pasur sipas ‘Forbes’… kjo

SPANJE - Me një Ligë të re, të 36-tën, të fituar së fundmi, dhe në prag të një finaleje të Ligës së Kampionëve në të cilën do të kërkojë të fitojë ‘veshgjatën’ e 15-të, Real Madrid po përjeton një moment të shkëlqyer sportiv.

Përveç kësaj, 'los blancos' mund të mburren edhe duke e kombinuar me momenti ekonomik, që për të tretin vit radhazi, skuadra e bardhë është shpallur klubi më i vlefshëm i futbollit në botë nga revista ‘Forbes’. 

Me një vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh, revista ‘Forbes’ në raportin e saj vjetor thekson se klubi merengue ka arritur një rritje prej 9% të vlerës në krahasim me vitin e kaluar. 

Veç kësaj, bie në sy se Real Madridi është skuadra që ka gjeneruar më shumë të ardhura (873 milionë dollarë), se ka fituar pesë nga 10 Champions League të fundit, të luajtura dhe se fiton mesatarisht 205 milionë dollarë në vit nga sponsorët e fanelave, shifra më e lartë në futboll sipas ‘Football Benchmark’, siç thuhet në faqen zyrtare të klubit të bardhë.

Kështu, skuadra e kryesuar nga Florentino Pérez shikon me përbuzje ndjekësit e tyre kryesisht anglezë, të cilët, pavarësisht se kanë një gjendje më të mirë në të drejtat televizive, nuk mund t'i mposhtin bardhezinjtë. Kjo është renditja:

Real Madrid, klubi më i pasur sipas ‘Forbes’… kjo

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll